Rama: Buxheti do e thelloje me teper krizen
Albeu.com
Kryetari i PS-së ka reaguar sot pas miratimin të ndryshimeve të buxhetit të vitit 2010 nga Kuvendi. Në një konferencë për shtyp Rama ka deklaruar se ndryshimet në buxhet do të thellojë më tepër krizën ekonomike.
"Ndryshimet në buxhet nuk zgjidhin asgjë përveçse se i tregon shqiptarëve se kriza është reale dhe nuk eshtë fantazi e opozitës" theksoi Rama duke shtuar se buxheti e thellon më tej krizën.

Sipas tij gjendja e rënduar e ekonomisë së vendit vjen nga korrupsioni i cili ka kapur oborrin qeveritar duke shtuar se edhe pas ndryshimeve në buxhet shqiptarët do të vuajnë më tepër pasojat e krizës ekonomike

"Opozita e ka treguar të vërtetën që nga fillimi i vitit 2009 dhe ajo ka treguar me kurajo pasojat që po i ndjejnë sot shqiptarët theksoi Rama.

Gjithashtu kreu i opozitës Rama theksoi se qeverisë do t'i duhet ta rishikojë sërish buxhetin brenda harkut të këtij viti dhe sipas tij shqiptarët përsëri do të vuajnë edhe pasojat e kësaj zbarritjeje.
Shtuar më 20/07/2010, ora 14:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori