Rama: Bujqësia në Shqipëri, mesjetare
Edi Rama
Fshati shqiptar është si në mesjetë dhe do të vijojë të mbetet në atë gjendje nëse nuk kryhen reforma që do ta transformonin dhe t'i kthenin rëndësinë.
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në tryezën e mbledhur këtë të hënë me temë, Bujqësinë.

“Shumica e popullsisë vazhdon të jetojë në fshat, brenda këtij pocesi dramatik ku ka mbi 1 milion të papunë. Puna, ky nocion që në fshat mungon bën që ata të konsiderohen, thjesht në gjendje mesjetare. Në raport me punën që është nocion i zhvillimit social, ekonomik e demokratik”.

Rama theksoi se ferma shqiptare akualisht është nën kërcënimin e vazhdueshëm të konflikteve të pronësisë, ndërsa prodhimi bujqësor sa vjen e shënon rënie dhe në eksporte, pasi importet bllokojnë tregun vendas. Rama gjithashtu vuri në dukje marrëveshjet e lira me vendet e tjera që sipas tij e kanë vënë prodhimin bujqësor shqiptar përballë një konkurrence të egër.

“Bujqësia sot përbën 20 % të prodhimit të saj bruto, theksoj se duhet program transformues për fshatin. Janë 60% e prodhimit që nuk shitet. Qeveria aktuale nuk e mbron dot tregun shqiptar. Prodhimi ose shkatërrohet, ose i shërben vetëm mbijetetsës së familjes në fshat. Sot Shqipëria eksporton më pak prodhime bujqësore nga sa eksportonte më parë. Kjo përbën një raport të papranueshëm, dhe ky program dhe qeverisja jonë duhet ta ta atakojë këtë shifër, si një shifër që e vetme tregon se cfarë duhet të ndryshojë në aspektin e reformimit bujqësor”.

“Shqipëria bën pjesë në marrëveshjet e lira dhe është ekspozuar përballë një konkurrence të fortë. Ndërkohë që ka mbetur e pazhvilluar në hapësirën e vet rurale”.

Duke folur në tryezën e PS-së për Bujqësinë, kryesocialisti Rama theksoi se programi i PS-së do t` japë jetë një zhvillimi rural. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2012, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori