Rama braktis sërish Alvinin, nuk shkon në interpelancë
Është zhvilluar sot në Kuvend interpelanca e kërkuar nga deputetët e opozitës së re, për çështjen e Alvinit që mbahet në kampet e ISIS në Siri.

Pavarësisht se i takonte që të ishte në Kuvend në cilësinë e ministrit të jashtëm, Edi Rama ia ka kaluar kompetencën e tij ministres së shtetit për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropalit.

Andi Përmeti, që ishte deputeti që inicioi seancën plenare i kujtoi Ruçit se ishte shkelur rregullorja për këtë seancë, dhe se ai duhet të kishte sjellë Ramën me çdo kusht në seancë.

“Dua ta nis me një kërkesë nga ju. Do na përgjigjet Spiropali. Unë jam njoftuar për këtë gjë sot në mëngjes dhe ju keni shkelur ligjin. Ne këtë interpelancë ia kemi paraqitur kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.

Pra zoti Ruçi ju në shkelje të rregullores keni thirrur një ministër tjetër. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu” tha ai”, u shpreh Andi Përmeti ndaj Ruçit, kreut të Kuvendit, i cili u përgjigj se rregullorja nuk ishte shkelur në asnjë pikë.
Shtuar më 04/11/2019, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori