Rama: Bizneset më kanë mallkuar, por një ditë do të më falenderojnë
Edi Rama ka qenë në Berat, ku mori pjesë në takimin "Për ekonominë lokale dhe jetën komunitare".

Rama tha se i mirëkupton të gjithë ata biznesmenë që e kanë mallkuar, por se sipas tij do të vijë dita që këta biznesmenë do ta falenderojnë.

"Kam marrë mallkime nga shumë biznesmenë, sidomos ata që kanë në pronësi dyqanet. Por se nga eksperienca ime në Bashkinë e Tiranës, mund tiu them se këta biznesmenë do të vijë dita që do të më falenderojnë", tha Rama.

Kreu i qeverisë ka akuzuar edhe njëherë politikën e ndjekur në 25 vite për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti. /Albeu.com/
Shtuar më 18/12/2015, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori