Rama betohet në Presidencë si Ministër i Jashtëm
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë pasdite në ambientet e zyrës së kreut të shtetit Ilr Meta, për tu betuar si kryediplomat i vendit.

Të hënën, mazhoranca votoi dekretet e Metës për shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm dhe emërimin në këtë post të vetë kreut të qeverisë.

Rama deklaroi para mediave se e bëri këtë lëvizje, pasi Meta nuk dekretoi emërimin e Ramës, Gent Cakajn, si ministër i Jashtëm.

Madje ai shtoi se e kanë gati padinë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet e Presidentit. /albeu.com/

Shtuar më 22/01/2019, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori