Asnjë humbje jete nga Covidi në Kosovë, sa raste të reja u regjistruan sot

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 40 raste të reja me Coivd-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451. Në total numri i rasteve aktive është 650.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.360 doza të vaksinës. Deri më sot 819.597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 


Shtuar 23.03.2022 15:10