“Ballkani i Hapur”, Vuçiç: Nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me Kurtin, por prapë jam gati

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk e sheh mjaftueshëm të arsyeshme që të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin mbi çështjen e Ballkanit të Hapur.

Kjo deklaratë e tij vjen në një moment kur brenda këtyre ditëve ata pritet të ulen në një tryezë lidhur me këtë nismë.

Fillimisht Vuçiç është shprehur se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin mbi këtë çështje.

“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të, megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiç në një intervistë për televizionin Happy.

Vuçiç nuk preferoi të jepte detaje për vizitat e të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, bisedën me të cilët e konsideroi të vështirë.

Ai e komentoi edhe emërimin e Christopher Hill si ambasador në Beograd. “Hill është një mik i ngushtë i Bidenit, doajenit të skenës diplomatike amerikane që ne njohim. Jo të gjitha përvojat janë të lehta, por sigurisht që ne e mirëpresim atë”, tha Vuçiç./albeu.com/


Shtuar 8.02.2022 15:43