Rama-Berishes: Nuk duam t'i mbivendosemi drejtesise
Albeu.com
Pas deklaratës së kryeministrit Berisha se kërkesa për hapjen e kutive bërë nga PS-ja ishte absurde, pasi gjykatat tashmë e kanë dhënë vendimin dhe politika nuk mund të dalë mbi drejtësinë ka reaguar kryesocialisti Rama.Ai tha se kërkesa e opozitës nuk kërkon t'i mbivendoset vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit lidhur me hapjen e kutive, por kërkon transparencën e zgjedhjeve. "Ne kërkojmë hapjen e kutive për të bërë transparencë dhe kërkesa s'ka të bëjë me procesin juridik që u mbyll me vendimin e Kolegjit Elektoral", tha Rama. Sipas kreut të selisë rozë, hapja e kutive nuk është kërkesë absurde pasi kutitë po hapen edhe në Greqinë fqinje apo edhe në Afganistanin e largët. Sipas kreut të PS-së Berisha po përpiqet të mbajë me forcë pushtetin ndaj deklaroi se kutitë nuk mund të hapen. Ai akuzoi kryeministrin Berisha se po burgos të vertetën. Rama theksoi se nëse nuk plotësohen kërkesat e saj, PS-ja do të përshkallëzojë protestat. Sipas Ramës, rezultati i zgjedhjeve është i deformuar.
Lidhur me raportin e "Reporterëve pa Kufij" që e rendiste Shqipërinë në vendin e 88 për lirinë e medias, Rama tha se " Media vuan rrezikun e asimilimit brenda një sistemi korruptitv që administrohet nga Berisha".
Kreu i PS-së Rama tha se në vitin 2010 nuk do të ketë liberalizmim të vizave dhe kjo për shkak të Berishës.
Shtuar më 21/10/2009, ora 20:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori