Rama-Berishes: Asnje veprim mbi nenkalimin pa nisur shqyrtimi gjyqesor
Albeu.com
Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama nepermjet nje shkrese drejtuar kryeministrit Sali Berisha, ka kerkuar fillimin e shqyrtimit gjyqesor kunder vendimit te KRRTRSH-se per anullimin e vendimit te KRRT te Tiranes.Ne shkrese behet e ditur se kompania “Euroteorema” ne cilesine e ndertuesit te objektit ka kerkuar pezullimin e ekzekutimit te vendimit te policies se ndertimit per prishjen e objektit.
“Ju informoj se Bashkia Tirane eshte ende ne pritje te marrjes se vendimit te zbardhur te KRRTRSH, vendim i cili nuk ka mberritur ende zyrtarisht. Ju kerkoj qe te urdheroni Policine e Ndertimit te mos kryeje asnje nderhyrje per prishjen e vepres publike te sistemimit te Zogut te Zi dhe nenkalimit deri ne fund te shqyrtimit gjyqesor te nisur tashme i cili per shkak te festes se Vitit te Ri do te jete i pezulluar deri me date 4 janar”,- perfundon keshtu shkresa nga Bashkia e Tiranes drejtuar kryeministrit Sali Berisha.
Shtuar më 01/01/2006, ora 08:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori