Rama: Berisha ta terheq perfundimisht ligjin e SHISH-it
Albeu.com
Kryetari i PS-së Edi Rama i ka bërë apel kryeministrit Berisha ta tërheq përfundimisht ligjin për SHISH-in. Në një konferencë për shtyp Rama ka theksuar se ky ligj duhet të hiqet jo vetëm nga seanca por duhet hedhur në kosh.
"I bëj apel Sali Berishës jo vetëm si kryetar i qeverisë por si nxitësi i këtij ligji ta tërheq jo vetëm nga seanca por dhe ta hedh në koshë për të mos e tërhequr sërish theksoi Rama duke shtuar se kjo është në të mirë të interesave kombëtare dhe në interesat e një partneriteti strategjik me NATO-n dhe SHBA-në. Sipas tij ndryshimet në ligjin e SHISH-it janë bërë për qëllime të errta të Berishës i cili nga babëzia e pushtetit ka marrë peng vendin.

"Koha mbase do të na ndihmojë këtë shfaqje arrogante por Shqipëria nuk ka kohë për të vrarë që Berisha duke kërkuar që të fusë nën sqetull SHISH-n del hapur në kundërshtim të NATO-s dhe SHBA-së" theksoi Rama duke shtuar se Berisha duhet ta tërheq këtë "mollë sherri" pasi Shqipëria nuk ka sherr për të bërë as me NATO-n dhe as me SHBA-në.
Shtuar më 22/07/2010, ora 13:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori