Rama: Berisha propagandë bolshevike
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke reaguar për analizën shtatë mujore të Berishës, deklaroi se kjo analizë ishte një shfaqje e padenjë e kryeministrit. Rama deklaroi se Shqipëria është në duar të paafta, ndaj shtoi ai duhet të një politikë e re në vend, duke nënkuptuar ardhjen e tij në pushtet.“Shfaqja e Berishës ishte një propagandë bolshevike”, theksoi Rama, duke shtuar se analiza ishte e mbushur me gënjeshtra pasi raporti i FMN-së paraqet një situatë alarmante për korrupsionin. Më tej kreu socialist tha se Shqipëria është një nga vendet më të ardhura më të ulëta, dhe dëshmi për këtë është varfëria dhe mungesa e investimeve në vend.

Duke folur për KESH-in , shefi i opozitës, deklaroi se ajo është një bombë me sahat për qeverinë, pasi ajo ka dështuar në reformën energjetike.

“Rruga e re është e socialistëve dhe e progresistëve, përtej së majtës dhe së djathtës”, tha më tej Rama, ndërsa akuzoi qeverinë për paaftësi në drejtimin e vendit.
Shtuar më 20/08/2008, ora 23:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori