Rama: Berisha po mban peng zgjidhjen
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka bërë fajtor kryeministrin Berisha për gjendjen e rënduar të grevistëve. Në një prononcim për mediat nga spitali infektiv në Tiranë kreu i selisë rozë theksoi se gjendja e rënduar e ...... grevistëve është përgjegjësi mbi supet e kryeministrit Berisha.
"Gjendja e rënduar e grevistëve është një përgjegjësi e rritur mbi supet e këtij pushteti që po mban peng një zgjidhje të arsyeshme duke hapur kutitë e materialit zgjdhor" theksoi Rama.

Sipas tij gjykimi mbi fletët e votimit është një domosdoshmëi jetike që kjo zgjidhje të jepet dhe duke i hapur rrugë trasparencës duke çliruar edhe gjykimin e popullit nga trysnia e pushtetit.
"Dua ta theksoj se intersesi publik është që transparanca të bëhet, kjo mund të bie ndesh me interesin e një grushti njerëzish por këta nuk mund ta mbajnë të mbyllur në grusht prespektivën e këtij vendi që po rrënohet ekonomiksisht" theksoi më tej Rama.

Ai shtoi më tej se zgjidhja e arsyeshme dhe forca e arsyeshme janë sot më qartë se asnjëherë tjetër bindje e opozitës për të hapur një prespektivë të re duke shtuar se zgjidhja e paarsyeshme që kërkohet ti jepet kësaj situate janë barrë që rritet në supet e njerëz dhe përgjegjësi që shtohet në supet e kryeministrit.
Shtuar më 16/05/2010, ora 15:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori