Rama: Berisha më kërcënoi
Edi Rama
Kreu i opozitës Edi Rama në një konferencë shtypi pak minuta më parë pyeti se “për çfarë arsyeje një qeveri e një vendi të NATO-s do të vriste njerëz të varfër që nuk kishin asgjë në dorë”. Më tej Rama vazhdoi deklaratën duke thënë se nuk ka arsye për të vrarë njerëz që vetëm nuk jetojnë në oborrin e qeverisë dhe kryeministrit Sali Berisha.

“Çfarë lidhje ka me dhunën dhe puçin apo ku di unë tjetër se çfarë jashtëqit Sali Berisha ky njeri i varfër apo një nënë me pesë fëmijë që u tërhoq zvarrë dhe u kyç në komisariat. Çfarë lidhje kishin të plagosurit e tjerë që shpëtuan falë zotit. Po 113 të shpallurit si të arrestuar mes të cilëve vetëm njëri kishte precedentë penalë për një vjedhje celulari çfarë lidhjeje kishin ndryshe nga ajo çka thuhet nga ky regjim kusarësh. Sapo më informuan për rrahjen barbare të Fiqiri Xibrit, kreut të shoqatës së minatorëve. Ai përfundoi në Spitalin Ushtarak i keqtrajtuar kafshërisht. Ky vend është pushtuar dhunshëm me vota të vjedhura, me drejtësi të ndrydhur dhe ekonomi të shkatërruar, oborr kusarësh e matrapazësh që duan gjithçka për vete ndërsa të tjerëve u ofrojnë alternativë marrjen e arratisë ose pranimin e gjendjes së robërisë. Ky vend është pushtuar nga ata që vodhën votat për të vjedhur Shqipërinë”, nënvizoi Rama.

“Sot Saliu bëri për mua një kërcënim të drejtpërdrejtë. Tha se tjerët i ka amnistuar ndërsa mua do më japë një përgjigje ekzemplare. Jeta ime nuk është më e shtrenjtë se sa jeta e atyre tre të mjerëve që vrau dora e pushtetit. Jam në këtë betejë me të gjithë të tjerët Sali Berisha. Për të çuar para një betejë që nuk do të lihet përgjysme, betejën për një Shqipëri ku qeveria varet nga populli dhe jo populli nga qeveria”, tha Rama.
Shtuar më 23/01/2011, ora 20:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori