Ndeshjet e shtatorit, Gjasula: Duhet të japim maksimumin, i kemi mundësitë për të marrë rezultat të mirë

Klaus Gjasula e sheh Shqipërinë në rritje dhe beson se kuqezinjtë do të marrin rezultat të mirë përballë Polonisë. I transferuar te Darmshtadi, në Bundesligën 2, mesfushori 31-vjeçar,  thekson se kundër Lewandowskit me shokë duhet treguar respekt, por kurrsesi frikë.

“Ndihem gjithmonë gati për Kombëtaren. Është e rëndësishme të kemi minuta në fushë. Për këtë arsye kam kaluar të një klub më i vogël për të luajtur më shumë. Ndeshjet e fundit kanë treguar se po rritemi bashkë. Më e rëndësishme është që t’i fitojmë ndeshjet. Frymëmarrja është e mirë, miksimi i lojtarëve veteranë me më të rinjtë.”

Mesfusha e Shqipërisë: Kemi mesfushë të mirë, secili ka cilësitë e veta. Nuk e kam ndier që jemi dobët në një repart të veçantë. Ndeshja nuk fitohet duke qenë mirë në një repart. Duhet të punojmë bashkë e të japim maksimumin.

Polonia si kundërshtarja e radhës: “Polonia ka shumë përvojë dhe cilësi, ka lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë. E dimë që është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të kemi respekt, por frikë asnjëherë. Duhet që gjithsescili të japë maksimumin, i kemi mundësitë për të marrë rezultat të mirë. Duhet ta kemi mendjen te vetja, jo te kundërshtari.

Kthimi i tifozëve: “Çdo futbollist është i lumtur kur vijnë tifozët, kështu e kemi mësuar futbollin. Sidomos për ne është shumë e rëndësishme të kemi tifozët dhe të bëjmë paraqitje sa më të mira. Shpresojmë ta lëmë grupin të hapur, pra të kemi mundësi për t’u kualifikuar. Duhet të marrim sa më shumë pikë, pastaj të shohim.

Kalimi te Darmshtadi: “Darmshtadi ka historinë e tij, ka qenë më herët për dy vjet në Bundesligë. E bëra këtë hap për të luajtur në vazhdimësi dhe për të pasur mundësi për të luajtur në Kombëtare. Në tri ndeshjet e fundit kemi marrë rezultate të mira, gjithsesi është herët për të folur për objektivat sezonalë.


Shtuar 30.08.2021 15:50