"Rama-Beqaj bëjnë gati vjedhjen e radhës me koncesion"
PD ka paralajmëruar konçensionin e radhës korruptiv të kryeministrit Rama dhe ministrit Ilir Beqja. Kjo forcë politike ka denoncuar mosfunksionimin prej katër muajsh te Onkologjiku të shërbimit të mamografisë për ekzaminimin e kanceritgjirit.

Deputetja Albana Vokshi ka thënë se ndërsa po rritet numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit, po rritet edhe korrupsioni në sistemin e shëndetësisë. Ajo deklaroi se Rama dhe Beqaj po përgatisin konçensionin e radhës në sistemin e drejtësisë.

"Nga premtimi për “shëndetësi falas”, pas tre vitesh qeverisje të Ramës, ka mbetur vetëm dosja voluminoze e korrupsionit dhe krimit në shëndetësi…ku një prej kapitujve është edhe Tetori – muaji ndërkombëtar i sensibilizimit për luftën kundër kanceritgjirit ku shifrat zyrtare vënë alarmin…

Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, numri i rasteve të evidentuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm. Dy vitet e fundit kulmojnë me numrin më të lartë të diagnozave me tumor.

E kjo, është e lidhur ngushtë më rritjen e varfërisë, stresit, papunësisë, ndotjes. Instituti i Shëndetit Publik raporton se në 2015 u diagnostikuan 16.106 burra, gra dhe fëmijë me tumor.

1192 pacientë më shumë se një vit më parë. Por një statistikë e tillë nuk e ka shqetësuar aspak koordinatorin e korrupsionit, i cili ka shkurtuar shtretërit në shërbimin onkologjik, duke iu mohuar kimioterapinë dhe duke i torturuar për vdekje mijëra pacientë.

Raportohet që prevalenca e kanceritgjirit është më e larta ndër sëmundjet e tjera kanceroze me 23.6% të prekura. Çdo vit evidentohen më shumë se 500 raste të reja dhe humbin jetën rreth 300 gra prej kanceritgjirit, por Qeveria po shëtit qyteteve me propagandën lëvizëse duke shpërdoruar fondet për shëndetin.

Në Sherbimin e Onkologjisë në QSUT prej 4 muajsh nuk funksionon mamografia për ekzaminimin e kanceritgjirit. Qindra gra udhëtojnë nga rrethet për një vizitë të specializuar, por shumica detyrohet të kthehet mbrapsht pa mundur të bëjnë asgjë për shëndetin e tyre.

Historitë e vizitave në njësitë e mamografive të lëvizshme janë kthyer në përralla, pasi përgjigjia e analizave nuk vjen kurrë. Tallje e paprecedent kjo e Ramës dhe Beqajt me gratë dhe vajzat shqiptare të cilat në pritje të përgjigjes që nuk mbërrin kurrë mund edhe të jenë përkeqësuar apo edhe mund të kenë humbur edhe jetën…

Në faqen zyrtare të Insitutit të Shëndetit Publik raportohet vetëm për numrin e ekzaminimeve të kryera nga njësitë e lëvizshme dhe paraqiten fotografi plot ngjyra, por nuk jepet asnjë informacion në lidhje me rastet e evidentuara, kuruara, shëruara në vit, me kancer gjiri.

Shkalla e sensibilizimit për kancerin e gjirit në Shqipëri ka rënë pikiatë në 2 vitet e fundit. E kjo shtron përsëri pyetjen: ku vajtën milionat e fondeve të qeverisë dhe donatorëve për sensibilizimin për luftën kundër kanceritgjirit? Në xhepat e kujt përfunduan?

Ndërkohë që çdo ditë ministri bën punën e koncesionarit të check-up të Vilmës, duke i bërë asaj reklamë e fushatë intensive, duke shantazhuar e larguar mjekë e drejtues për dështimin e check-up për depistimin, trajtimin dhe kujdesin paliativ për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, rekordmeni i 3P-ve nuk u kujtua asnjëherë.

Epidemia e koncensioneve alla "check-up" pritet të prekë edhe këtë shërbim. Çdo grua që ka bërë mamografinë është e destinuar të presë dëshpërimisht mbase në rastet më fatkeqe edhe të humbë jetën…derisa Beqaj të mbyllë pazarin e rradhës për leximin e mamografive…

Vjedhja e radhës me sloganin "Paratë e Shëndetësisë për Partneritetin e Partisë" po firmoset në zyrën e Beqajt për tu lancuar si “propaganda e tetorit” kundër kanceritgjirit.

Partia Demokratike denoncon këtë përpjekje korruptive për të abuzuar me fondin e kujdesit shëndetësor dhe i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet edhe për mashtrimin e mijëra grave që kanë kryer ekzaminimet e gjirit, por nuk kanë marrë rezultatin e analizës prej një viti.

LDGSH dhe PD do vazhdojnë të jenë ne terren që të sensibilizojnë gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë për vizitën e përvitshme të mamografise dhe kontrollet mjekësore për zbulimin e hershëm të kanceritgjirit‎. Po sot një gjë është e qartë. Shëndeti i qytetarëve, shëndeti i grave do të jetë më mirë pa Ilir Beqën e pa Edi Ramën". /albeu.com/




Shtuar më 04/10/2016, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori