Rama bën sikur acarohet me kryetarët e bashkive: Mund të mos ju rikandidoj
Kryeministri Edi Rama ka bërë atë që di të bëjë më mirë kur qeveria është nën presion, ngritjen e zërit dhe gjetjen e dy-tri deleve të zeza nga të vetët për të justifikuar prapësitë që po ndodhin.

Kështu, ai u ka kërkuar llogari kryetarëve të bashkive në pranishëm në Asamblenë e PS-së duke thënë se mund edhe të mos i rikandidojë për zgjedhjet lokale.

“Si ka mundësi që bashkitë nuk përgjigjen, ndërkohë që çdo ministër e ka për detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale për këtë”, tha Rama,

Pjesë nga deklarata

Duhet të fillojmë zgjedhjet vendore sot, të mos presim fushatën, jo për të fituar, ndeshjen pa kundërshtarë, por të fitojmë zgjedhjet duke kaluar mes njerëzve, duke fituar zemrat e tyre, kuruar plagët e dëshpërimit, zhgënjimit, mosbesimit, ndjenjash negative të krijuara nga njëmijë e një arsye ku ne duhet të marrim fajin dhe pjesën tonë. Duhet të fillojmë fushatën sot, nuk mundet të jemi si vetja dje dhe të tjerët kur listat e përfaqësuesve të këshillave bashkiakë t’i bëjmë natën e fundit, sipas qejfit dhe t’ia faturojmë PS.

Këshilltarëve duhet tu japim mundësinë të jenë në listë, por edhe të tjerëve, të llogaridhënies që kryetarëve të bashkive, qeveria do të jetë në këtë proces, por atë që qeveria bëri para pushimeve duhet ta bëjmë gjithë kryetarët e bashkive për të mbledhur dhe dëgjuar gjithë opinionet, për të kuptuar nëse e ka më për betejë kreun e bashkisë apo duhet të gjejë një tjetër.

Si ka mundësi që bashkitë nuk përgjigjen, ndërkohë që çdo ministër e ka për detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale për këtë.

Në Kukës dhe me radhë deri te bashkia më e vogël duhet tu japim komuniteteve mundësi, duke filluar të dëgjojmë e kuptojmë më shumë në ato territore ku kemi Partinë, por na duhet një parti tërësisht e rienergjizuar, e orientuar ndryshe, jo si vagon shtesë i qeverisë dhe grupit të PS.

Fushata do të shtrihet nga shtatori deri në festat e fundvitit, por edhe njerëzit duhet të marrim më shumë informacion nga të vërtetat e qeverisjes sonë.

Kundërshtarët nuk i llogarisin më as njerëzit që i votojnë, si forcë që mund ti zgjidhin problemet, i kërkojnë gjërat me ne, po nuk ua zgjidhëm ne nuk ua zgjidh njeri. Po nuk e bëmë ne këtë vend, nuk e bën njeri tjetër.
Shtuar më 07/09/2018, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori