Rama bën paralajmërimin e fortë: Pastrim e spastrim
Pëlqej
Kryeministi Edi Rama ka folur me tone të rrepta për atë që i duhet tashmë qeverisë së re gjatë Asamblesë së PS-së e cila po zhvillohet në këto momente.

“Na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, institucione, zyrat e shërbimeve, në të gjitha nivelet e administratës nga keqbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar apo si kërcënim në vazhdim e pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv”- tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës

Këtu u bë një pasqyrë e mirëdetajuar e ambicies për këto 100 ditë të para dhe do të nënvizoja faktin që në këto 100 ditë duhet të përcaktojmë edhe të kalibrojmë shënjestrën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE për vitin që vjen, të përcaktojmë ecurinë e metejshme të këtyre 4 viteve për marrëdhëniet preferenciale dhe strategjike me Kosovën dhe rajonin.

Duhet të përcaktojmë kornizën brenda së cilës do të ngrihet procesi i regjistrimit të shqiptarëve jashtë atdheut në funksion të përfshirjes në vendimmarrje si janë zgjedhjet.

Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të cliruar përditë gjatë cdo dite nga barra e burokracisë e procedurave, sorollatjeve ryshfeteve dhe shërbimeve konsullore do të pësojnë transformimin në këtë aspekt me 40% më pak barrë dokumentesh.

Të lancojmë diplomacinë ekonomike si një qasje të re dhe funksion të ri në raport me ekonominë tonë nga shërbimi i jashtëm, të përcaktojmë kornizën e Vetingut në policinë e shtetit për të hyrë deri në qelizë me një terapi agresive ndaj kancerit të inkriminimit të policisë në vite të tëra dhe të lancojmë operacionin kombëtar kundër rrjeteve kriminale si një fazë të dytë të operacionit kriminal që po mbyllet me sukses në ditët në vijim për crrënjosjen e kanabisit nga toka jonë dhe harta e vendeve ku kultivohet lëndë narkotike. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2017, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori