WhatsApp vjen së shpejti me opsionin e ri, bisedat me “datë skadence”

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të kenë një opsion që do t’i lejojë t’i vendosin një “datë skadence” grupeve të “chat”-it. Kjo do të bëhet për të liruar hapësirë, duke qenë se ky aplikacion njihet për zënie të madhe hapësire nëpër celularët tanë, me mesazhe të vjetra me vite që ruhen aty.

Gjithashtu, kjo do të ndihmojë njerëzit që ta kenë më të organizuar aplikacionin, duke hequr bisedat e “vdekura” dhe që nuk duhen më. Çdo mesazh apo bisedë që fshihet në këtë mënyrë, do të zhduket vetëm nga celulari i personit që ka vendosur datën e skadencës.

Ndërkaq nëse dëshironi të shikoni statusin e WhatsApp-it të dikujt në mënyrë anonime, ka deri në katër mënyra për ta bërë atë. Te Statusi, mund të ndani tekst, foto, video dhe GIF të koduar që zhduken pas 24 orësh. Për të dërguar dhe marrë përditësime të statusit nga kontaktet tuaja, ju dhe kontaktet tuaja duhet të ndani numrat e telefonit me njëri-tjetrin./Albeu.com


Shtuar 12.04.2023 22:00