Rama bën gafën e rëndë: Kemi 51 të vdekur nga koronavirusi!
Në daljen sot për mediat, kryeministri Edi Rama bëri një lapsus, në vend që të thoshte 21 të vdekur tha 51.

Përmes një postimi në Facebook, ish-gazetari i BBC, Ilir Kadia i kujton kryeministrit 'lapsusin' e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në parlament, i cili më pas u përdor shumë nga vetë Rama dhe të tijët e tij.

"Lapsus bëre natyrisht! Por ke dy vjet që e ke bërë këngë lapsusin e kreut të opozitës me tabelën e shumëzimit!

Po ta kthejë ai me të njëjtën monedhë lapsusi yt është makabër se janë 30 jetë njerëzish dhe jo gogla të tabelës së shumëzimit, o Kryeministri Ynë legjendar!", - shkruan Kadia në postimin e tij.
Shtuar më 06/04/2020, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori