Rama bën e disa premtime për Universitein e Kamzës (VIDEO)
Sot nis mësimi në gjitha universitetet e vendit dhe kryeministri Edi Rama i ka uruar të rinjtë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës.

“Jemi sot këtu në këtë ditë të parë të vitit të ri akademik në këtë Universitet, jo rastësisht, - tha Rama, - pasi nga ky Universitet duam të fillojmë një transformim rrënjësor.

Bindja ime është që territori i një Universiteti duhet të jetë modeli i një hapësire ku mësohet për çdo aspekt të mundshëm dhe një oaz ku natyra, njeriu dhe infrastruktura e ndërtuar të jenë së bashku.

Mund të duket utopi, por studentët e vitit të parë do ta shohin që kjo do të bëhet realitet përgjatë rrugëtimit të tyre këtu. Unë isha një vit më parë këtu dhe nuk i besoja syve. Ka pasur disa ndryshime, por shumë më të tepër duhet bërë. Këtu nuk mund të ketë më shumë makina sesa njerëz, më shumë kafene sesa aula apo klasa.

Sot ka më pak sepse kemi shembur disa prej tyre. Ky nuk mund të jetë një udhëkryq ku kalojnë dhe studentët dhe pedagogët dhe banorët dhe bashkë me to edhe kafshët. Këtu duhet të jetë një vend vetëm për studentët, pedagogët dhe të gjithë ata që janë të ftuar prej tyre.

Ky Universitet ka qenë një bazë ku merreshin arritjet kryesore të fushës dhe implementoheshin në produktet e fermerëve. Ky Universitet i ka të gjitha potencialet që të bëhet konsulenti më i rëndësishëm strategjik i qeverisë.

Në këtë Universitet duhet të kemi një shembull frymëzues të të gjithë atyre që merren me bujqësi, blegtori dhe të gjitha nënfushat e kësaj dege që është shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit."
Shtuar më 16/10/2017, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori