Rama bën deklaratën e fortë: Jam gati! Mund të shkoj dhe në selinë e PD
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm të dialogojë më PD.

Rama ka shkuar edhe më tej duke deklaruar se është i gatshëm për dialog në çdo vend, qoftë edhe në Partinë Demokratike.

Rama është shprehur se koha nuk pret dhe se Reforma Zgjedhore do të miratohet si kusht për çeljen zyrtare të negociatave.

“S’kemi nevojë për të humbur kohë. Rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë gjëegjëza, janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Do të integrohen në ligjin ekzistues dhe nga kjo pikëpamje do të jemi gati në raport me Këshillin Evropian dhe Komisionin duke u thënë se kjo pjesë u plotësua paralelisht me ngritjen e institucioneve.

Jam këtu në çdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë që janë në atë karvan. Kush dëshiron të jem gati në tavolinë jam gati edhe në selinë e Partisë Demokratike, unë shkoj.

Nëse ata janë rehat me orën e tyre që vazhdon e bie 12, ora ime është tjetër. Nëse ata nuk duam ne vazhdojmë”, ka thënë kreu i qeverisë./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2019, ora 21:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori