Rama: BB dëshmitare e rreme si FMN?
Pëlqej
Kryeministri Rama ka komentuar sot deklaratën e Bankës Botërore e cila e quan të drejtë marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ.

Rama ka ironizuar PD-në me statusin e tij në Facebook, duke u shprehur se, “Banka Botërore bën publike mbështetjen e plotë dhe vlerësimin për marrëveshjen me CEZ! Apo edhe BB dëshmitare e rreme si FMN? #Vaj medet PD”.

“Marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kompanisë çeke CEZ, vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme. Programi i saponegociuar do të sjellë përmirësime të rëndësishme në shërbimet e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, shumë prej të cilëve i paguajnë faturat e tyre, ndërkohë që të tjerë nuk i paguajnë duke e konsumuar energjinë në mënyrë të paligjshme”, thuhet në deklaratën e BB-së.
Shtuar më 08/08/2014, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori