Zelensky prek Parlamentin Europian me fjalën e tij: Askush nuk do të na thyejë, jemi ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian ku ishte lidhur drejtpërdrejt, tha  se vendi i tij po i jep njerëzit më të mirë për dëshirën e tij për t’u trajtuar si të barabartë dhe për çmimin e lirisë.

“Ne po dhurojmë njerëzit tanë më të mirë. Më të fortët tanë. Ato më të bazuara në vlera. Ukrainasit janë të pabesueshëm. Zelenskiy thotë se ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre dhe për lirinë e tyre. Askush nuk do të hyjë e të ndërhyjë për lirinë dhe vendin tonë. Askush nuk do të na thyejë. Ne jemi te fortë. Ne jemi ukrainas”, tha ai.

Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian Zelensky shtoi se ata kanë dëshmuar se janë të fortë dhe iu ka kërkuar që ta anëtarësojnë Ukrainën në BE

“Ne kemi dëshmuar forcat tona. Jemi saktësisht të njëjtë me ju. Pra, provoni se jeni me ne. Provoni se nuk do të na lini të shkojmë. Provoni se jeni vërtet evropianë dhe se jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën”, shtoi ai./albeu.com

 


Shtuar 1.03.2022 13:13