Rama batuta me fëmijën: Do bëhesh bojaxhi si puna ime?
Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme, shoqëruar nga kryebashkiaku Rakip Suli ka takuar familjen tetë anëtarëshe të Esat Lleshit, në Kamzë .

Familja Lleshi humbi shtëpinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ata janë akomoduar në një shtëpi me qira të paguar nga shteti, deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar.

Teksa ka folur me familjarët, kryeministri Rama nuk i ka kursyer batutat edhe me fëmijët e shtëpisë, njërit prej të cilëve I pëlqen piktura. Rama e ka këshilluar që të mos heqë dorë nga piktura se sido që të jetë puna nevoja për bojaxhinj është gjithmon.

Banori: I pëlqen piktura (fëmijës).

Edi Rama: Mos e ndaj pikturën. Do bëhesh bojaxhi si puna ime. E ke një zanat në xhep, sido që të vijë puna gjithmon ka nevojë për bojaxhi. Se gjithmonë duhet bojaxhiu.

Shtuar më 27/12/2019, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori