Rama: Bashkimi Kombëtar po ndodh
Përfundon mbledhja e përbashkët midis dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, me nënshkrimin e shtatë marrëveshjeve nga ministrat e Kosovës dhe Shqipëris.

Në fjalën e tij përmbyllëse, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohëje kryeministrit Mustafa dhe ministrave të Kosovës për organizimin e kësaj mbledhje. "Uroj që vitin e ardhshëm të rimbledhemi dhe të kemi po kaq shumë gjëra për të ndarë së bashku. Shumë mirënjohje për ju të gjithë dhe mirë se vini vitin e ardhshëm në Shqipëri", ka thënë Rama.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Isa Mustafës në Prishtinë, para gazetarëve ka thënë se marrëveshjet mes dy vendeve kanë rezultuar me kontribut mes shkëmbimit ekonomik e tregtar. Bashkimi kombëtar, në këtë rast mes Kosovës dhe Shqipërisë, po ndodhë mes integrimit të dy vendeve dhe integrimit të përbashkët në BE, është shprehur kryeministri Rama.

"Rruga drejtë bashkimit kombëtar është parë si integrim në mes të dy shteteve tona dhe integrimit të plotë në BE, ka një përmasë të përditshme të jetësimit të kombëtar në bashkëpunim mes nesh edhe në rajon". Shqipëria, pas këtyre marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik e tregtar, ka arritur që në këtë periudhë, për herë të parë, të rendis Kosovën si vendin e dytë për sasinë e eksporteve, pas Italisë", e ka mbyll fjalën e tij kryeministri Rama.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve kanë sjellë rezultate të dyanshme. “Të dhënat flasin për zbatimin e dyanshëm të marrëveshjeve në mënyrë të knaqëshme, në fushën e financave, bashkëpunimit kufitar, bujqësisë, kulturës, në raport me diasporën tonë. Megjithatë, kanë mbetur një varg çështjesh të adresohen, por rezultatet janë të prekshme”, ka thënë ai.

Kreu u Qeverisë së Kosovës, gjithashtu ka bërë të ditur se, së bashku me Qeverinë e Shqipërisë, kanë rënë dakord që të krijojnë një mekanizëm të përbashkët i cili mbykqyr zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Në këtë mbledhje të përbashkët janë nënshkruar shtatë marrëveshje në mes të ministrive të ndryshme, të cilat është thënë se do ta lehtësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy shteteve. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori