Rama: Basha te kerkoje falje per incidentet
Albeu.com
Ky është një pushtet në kërkim pasi ka grabitur votat për të grabitur shqiptarët, ka grabitur ekonominë dhe demokracinë dhe po dhunon shqiptarët. Kështu është shprehur kryetari i PS-së Edi Rama në protestën e ...... radhës të opozitës për incidentet e ndodhura në rrethe mes policisë dhe protestuesve.
Rama duke i cilësuar si sjellje vandale të policisë incidentet e ndodhura mes protestuesve të PS-së në rrethe dhe policisë theksoi se ministri i brendshëm duhet të kishte kërkuar falje për dhunën e ushtruar nga policia ndaj deputetit Pandeli Majko.
Ai shtoi gjithashtu se ministri i brendshëm është shëmbëtyra më e qartë e këtij pushteti në kërkim.
"Të gjithë, pa përjashtim të gjithë ata që sot marrin rrogën e shtetit për t'i shërbyer qytetarëve duke garantuar ligjin, duhet ta fusin mirë në mendje se historia e ka treguar se pushtete të tilla janë pushtete që bien shumë më shpejtë", ka deklaruar Rama.
Gjithashtu kreu i opozitës Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen nesër në orën 18:00 në bulevard në mbështetje të gjithë grevistëve që sipas tij po sakrifikojnë për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve.
Shtuar më 13/05/2010, ora 21:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori