Rama - Basha takohen sot për reformën në drejtësi
Pritet që rreth orës 17:00 të realizohet takimi i shumëpritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, për të disktuar mbi dy reforma të rëndësishme, të drejtësisë dhe zgjedhjet.

Kabinetet kryesore të dy partive politike janë përgatitur për të hedhur në diskutim çëshjet me të rëndësishme të cilat po e mbajnë pezull politikën shqiptare. Takimi mes dy liderëve kryesore të partive politike në vend do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit, ose një goditje përfundimtare.

Kryeministri Edi Rama pritet që të shoqërohet nga kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe Bashkim Fino që drejton komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2016, ora 08:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori