Rama: Basha kërkon të hedhë hi në sytë e publikut
Kryeministri i vendin, Edi Rama në një konferencë për shtyp pas miratimit të draftit të ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi në komisionin e posaçëm ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në miratimin e draftit të reformës në drejtësi.

“Gjej rastin të falënderoj të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare të komisionit për Reformën në Drejtësi, veçanërisht kryetarin Fatmir Xhafaj për kurorëzimin e një pune kolosale, për miratimin dua të falënderoj BE dhe SHBA për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë këtij procesi historik veçanërisht. Falënderoj ambasadorët Lu dhe Vlahutin për këmbënguljen e tyre të palodhur qysh prej ditës së parë. Falënderoj socialistë, demokratë pa parti, njerëz të zakonshëm të këtij vendi që kanë qenë dhe mbeten arsyeja kryesore për të kaluar këtë reformë.

Votimi i sotëm u krye në kohën e kronometruar paraprakisht në rrugën e njoftuar paraprakisht prej meje pas takimit me lidershipin e PD.

I keqardhur që kreu i PD bëri dje një përpjekje të kotë për të hedhur hi në sytë e publikut, tha që unë kam pranuar vendet e rezervuara. Ai shtrembëroi deklaratën time, ne as i kemi pranuar as i pranojmë vendet e rezervuara, ofruam gatishmëri që garantonte përfshirjen e opozitës në përzgjedhjen nga Kuvendi të asaj pjese të KLGJ dhe KLP, por duke dëgjuar Lulzim Bashën të flasë për lepuj, i them se në barkun e atyre që nuk e duan reformën lepuri më i madh është makthi nga vetingu, që unë e quaj radiografia etikoprofesionale e çdo gjykatësi e prokurori” ka deklaruar kryeministri Rama./Albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori