Rama: Basha kandidat për kryeministër? Shalqi me provë, është i pangrënshëm
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka komentuar platformën e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë e cila bazohet në pesë pika kyçe.

Sipas tij, Basha si kandidat për kryeministër është “shalqi me provë”, sipas tij e “pangrënshme”. Rama shton se opozita dhe kreu i saj kanë qenë në pushtet dhe si e tillë s’janë alternativë e “ardhur nga hëna”, por për Ramën janë shprehje e mungesës së seriozitetit.

“Për atë që e quani kandidati për kryeministër, përgjigja ime është e thjeshtë, është shalqi me provë. Pra është i pangrënshëm. Nuk është i ardhur nga hënë, por ka qenë në provë disa herë.

Shkuarja në ekstrem me propozime të quajtur platforma është mungesë serioziteti të provuar në kohën kur këtë vend e qeveristë tjetër kush.

Larg qoftë të kishte ndodhur që flama e covidi ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe atë klubin e opozitës së bashkuar”
Shtuar më 29/09/2020, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori