Debate të forta po zhvillohen në Kuvendin e Shqipërisë ku mes
kryeministrit Edi
Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha akuzat kanë përfshirë edhe familjet e tyre.
Gjatë fjalës së Bashës, ai hodhi akuza ndaj Ramës se futja e bizneseve në skemën e TVSH-së ka për qëllim që
vëllai i
kryeministrit, Olsi
Rama të marrë me koncesion mbikëqyrjen e skemës.
Rama iu përgjigj duke i kujtuar se
vëllai i tij është një njeri i zakonshëm dhe jo një kunat i famshëm.
“Nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap një anëtar i familjes së tij, por në momentin që një kryeministër ndryshon ligjin e TVSH-së, vetëm që t’ia japë vëllait, për të cilin hoqi edhe ministrin e Financave, kjo është çështje e çdo shqiptari”. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2017,
ora 11:17