Rama-Barrosos: Kriza politike te mos pengoje liberalizimin e vizave
Albeu.com
Kreu i PS-së Edi Rama në një letër drejtuar presidentit të BE-së Hose Manuel Barroso i ka bërë kërkesë këtij të fundit që heqja e vizave për Shqipërinë të mos kenë lidhje me situatën politike në vend.
"Ju shkruaj me mirënjohjen e thellë për lajmin e mirë se institucioni që Ju drejtoni do t'i propozojë në Samitin e Sarajevës vendeve anëtare të Bashkimit Europian heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë, duke na krijuar kështu mundëinë për të lëvizur në hapësirën Shengen, ashtu si fqinjët" thekson në letërn e tij Rama.
"Lejomëni t'Ju lutem zoti President që lëvizja e lirë e shqiptarëve të mos varet a lidhet në asnjë mënyrë me çdo problem që Shqipëria sot ka për shkak të mungesës së transparenës dhe të kushtetushmërisë në asnjë aspekt të administrimit të punëve të vendit, duke filluar nga vete parlamenti ku ka mungesa themelore fatkeqësisht ndeshen rëndom" thekson më tej Rama.

Ai gjithashtu thekson se apelin për heqjen e regjimit të vizave e për moskushtëzimin e kësaj procedure të shumëpritur për Shqipërinë opozita e ka kërkuar pa pushim në Tiranë, Bruksel, Strasburg, Pragë, Sarajevë dhe kudo ku ka gjetur një hapësirë europiane për të thënë fjalën
e saj në emër të një populli europian.
"Me të njëjtën vetëdije kemi punuar, në mes të një politike që ka mbërthyer vendin, për miratimin konsensual në Kuvendin e Shqipërisë të një rezolute të 11 marsit 2010, ku kemi inkurajuar institucionet shqiptare në përmbushjen e standarteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave" thekson me tej Rama.

Sipas tij kjo periudhë do të jetë vendimtare për vendin duke shtuar se liberalizimi pa kushte i vizave me Shqipërinë do të inkurajonte padyshim edhe kapërcimin e pengesave me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.
"Me miënjohje të thellë për gjithë sa keni bërë në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë drejt integrimit europian dhe me urimin që mandati Juaj i dytë në krye të Komisionit Europian të jetë plotësisht i suksesshëm, Ju falenderoj për vëmendjen që i kushtuat këtyre rreshtave" përfundon letra e Ramës drejtuar Barrosos.
Shtuar më 27/05/2010, ora 21:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori