Rama-Baird: Shqipëria rol kyç në rajon
Pëlqej
Forcimi i marredhënieve dypalëshe me Kanadane dhe rëndësia e rolit të Shqipërisë për mbarevajtjen e paqesrajon, ishin në fokus të takimit të kryemistrit Edi Rama me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadas, John Baird, të zhvilluar sot.

Gjatë takimit, siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, Ministri Baird përgëzoi Kryeministrin për politikën konstruktive në rajonin e Ballkanit dhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë e paqes dhe në përballimin e sfidave të sotme të sigurisë në shkallë globale.

Kryeministri Rama theksoi progresin e arritur në rajon, mungesën e konflikteve dhe jetesën në paqe me njëri-tjetrin, por, tha ai, jemi edhe të ndërgjegjshëm për brishtësinë e paqes dhe rrezikut potencial nga rritja e ekstremizmit sot në botë.

Në takim u nënvizua rëndësia e forcimit të partneritetit në fushën e sigurisë midis dy vendeve dhe në kuadër të aleancës euroatlantike, për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që kërcënohen nga terrorizmi dhe ekstremizmi.Në takim u fol gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, ku u vlerësua prezenca e investimeve kanadeze në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori