INTERVISTA/ Rama flet për Sorosin dhe investimet e tij në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për GSH ka folur mbi Sorosin dhe akuzat që e lidhin atë më çështje kriminale në Shqipëri.

Sipas kryemistrit Rama akuzat ndaj Xhorxh Soros janë të padrejta pasi ai ka investuar dhe kontribuar në Shiqpëri pa kërkuar asnjë qindarkë mbrapsht. “Ata që e mallkojnë sot, përfituan para prej tij”, shton Rama.

Edi Rama beson se aleanca me LSI do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të dytë. “Por, natyrisht respektojmë lirinë dhe të drejtën e partnerëve tanë për ta zgjedhur vetë momentin e afirmimit publik të vullnetit të tyre për të vazhduar rrugën e përbashkët, thotë Rama.

Qindra shkrime, dhjetëra deklarata e disa emisione TV për atë që quhet “dora e Soros” në Shqipëri, të cilat kulmuan me qëndrimin e z.Berisha, i cili paralajmëroi Fleckenstein-in:

Kujdes nga Soros! Sipas jush, e gjithë kjo është “një përrallë” siç tha vetë Fleckenstein apo “faktori Soros” përmes fondacionit të tij ka ndikuar pozitivisht në paketën e reformës për drejtësi?

Në dijeni time Fondacioni Soros ka kontribuar me një mbështetje financiare për mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtesi. Kjo padyshim ka qenë diçka pozitive sepse ka lehtësuar disa shpenzime jo të vogla për ekspertizë.

Ndërsa sa për “dorën e Sorosit” ndjej neveri kur shoh se si e kafshojne ata që deri dje e kane puthur jo një herë atë dore, Saliu in primis!

Ajo dorë ka ndihmuar Shqipërinë e dalë nga diktatura qysh në hapat e para të lirisë; ka ndihmuar intelektualët, studentët, artistët, gazetarët, shkencëtaret, nëpunësit e rinj, qeveritë e këtij vendi njëra pas tjetrës.

Pse?! Thjesht e vetëm në emer të idesë së Shoqerisë së Hapur, të cilën George Soros e ka qysh në rininë e tij qëllim të jetës dhe për të cilën ka derdhur një pjesë të mirë të pasurisë së tij në gropën e ish-Perandorise Komuniste.

Vë bast se nuk ka një person të vetëm publik nga ata që e mallkojnë sot, që nuk ka përfituar mbështetje financiare nga Fondacioni Soros në 25 vjetët e veprimtarisë së fondacionit në Tiranë.

Eshtë e neveritshme të shohesh se si një njeri që vetëm ka investuar paratë e tij në Shqipëri, për idenë që mbron prej një jetë, dhe që nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë mbrapsht nga ky vend, të kriminalizohet si të ishte një keqbërës i rëndomtë! Po s’ke ç’i bën, mosmirënjohja e qenies pa memorie nuk ka brirë!
Eshtë ende herët, por jo dhe aq e largët, dita kur Partia Socialiste do të regjistrohet me koalicionin e saj në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit. Besoni se në këtë koalicion do të jetë edhe LSI?

A mund të themi që ka një ftesë publike nga ju, pra PS, për të konfirmuar aleancën edhe për 4 vite të tjera?

Ne nuk shohim asnjë arsye për ta bërë një ftesë të tillë për partnerët tanë në koalicion, sepse koalicioni është i tyre sa ç’është edhe i yni dhe për ne, nuk shtrohet fare si pyetje vazhdimësia e këtij koalicioni.

Jo thjesht taktikisht, po strategjikisht. Jo thjesht për pushtetin, po për reformat për të bërë shtet. As për ne as për ta, po për Shqiperinë e Gjeneratës Tjetër! Por natyrisht respektojmë lirinë dhe të drejtën e partnerëve tanë për ta zgjedhur vetë momentin e afirmimit publik të vullnetit të tyre për të vazhduar rrugën e përbashkët.

Ky Kuvend, do të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. A do t’i përkasë ky post Partisë Socialiste apo do të mirëprisni propozime nga partitë aleate, konkretisht LSI?

A do të negocioni me PD për të patur një president konsensual apo e quani të tejkaluar këtë formulë?

Koalicioni do bëjë më të mirën për të zgjedhur një President që t’i rikthejë kuptimin kushtetues, dinjitetin qytetar, paanshmerinë politike, figurës së kreut të shtetit.

Patjetër që do të mirëpresim çdo kontribut të opozitës në këtë proces të rëndësishëm, ku përpara aritmetikës së votave duhet të jetë përcaktuese fryma e Kushtetutës së Shqipërisë.


Ambasadori i SHBA ka përmendur “peshq të mëdhenj”, kur ka folur për luftën kundër drogës në Shqipëri. Në fakt, nuk është sekret që ‘peshq të mëdhenj’ në rrjetën e drejtësisë nuk kanë rënë në 26 vite, as në fushën e drogës, as në atë të korrupsionit në nivele të larta.

Ambasadori Lu është një mik dhe mbështetës i zjarrtë i Shqipërisë, që e përfaqëson më së miri Presidentin e Shteteve te Bashkuara si një vend partner kryesor i vendit tonë, e i shqiptarëve në tërësi.

Por ambasadori Lu është po ashtu një njeri si të gjithë ne, të cilin pasioni për një kauze të drejtë e çon ndonjëherë në eksese retorike, duke i futur peshqit e peshkatarët në një trastë! Padyshim që këto eksese nuk e bëjnë më pak të vyer kontributin e tij për të çuar përpara reformat, në veçanti Reformën në Drejtësi.

Sidoqoftë ka vetëm një rrjetë që kap “peshq” në një vend demokratik dhe kjo është rrjeta e drejtësisë, të cilën në Shqipëri, prej 25 vjetësh, peshqit janë mësuar ta hanë sa herë ndeshen me të.

A i konvenon, leverdis një qeverisjeje, të ketë një sistem drejtësie që e lejon të abuzojë me pushtetin duke pasur garancinë se s’do të ndëshkohet kurrë?

Nuk e kuptova pyetjen apo me saktë nuk më bëri sens pyetja, në ndërkohë që ne po luftojmë përdite për të kundërtën! Sepse kjo e jona nuk është qeverisje për zgjedhjet e radhës po për themelet e Shqiperisë së Gjeneratës Tjetër; Shqipëri me shtet funksional, me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me barazi të qytetarëve para ligjit. Prandaj edhe Reforma në Drejtësi është prioritet themelor për ne./albeu.com/

Shtuar më 01/03/2017, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori