“Për vëllain që gjeta në Big Brother VIP”, Sabiani publikon këngën dedikuar Ilirit (VIDEO)

Këngëtari i njohur Sabiani dhe balerini Ilir Shaqiri gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP, kanë krijuar një miqësi shumë të fortë.

Ndërkohë ditën e sotme, Sabiani ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Për ju” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Helios.

Videoklipi është realizuar me momentet më të bukura që Sabiani ka kaluar në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.

“Hyra në Big Brother për të testuar veten dhe pse jo që njerëzit të njihnin Sabianin e vërtetë. Çmimi është dashuria që dhuroni pa kushte. Malli për fëmijët e mi dhe gjetja e një vëllai gjatë këtij rrugëtimi”,

Kjo është kënga e dytë e konkurrentit që e lancoi pas daljes nga ‘Big Brother’, pas “Tradhtare” që u pëlqye shumë nga publiku./albeu.com


Shtuar 2.02.2022 21:15