Rama anulon vizitën në Kosovë
Për shkaqe ende të panjohura, kryministri Rama ka anuluar vizitën e tij në Kosovë. Lajmin e ka bërë me dije një zyrtar i lartë i AAK-së, i cili ka përcjellë njoftimin se një ditë më parë është njoftuar për vizitën e kryeministrit Rama, e po kështu në të njëjtën ditë është lajmëruar edhe anulimi.

"Dje kemi pasur një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama, ku na është konfirmuar se të hënën në ora 12:30 do të vij për vizitë kryeministri, mirëpo më pas prapë nga kabineti na kanë njoftuar se kryeministri nuk mund të vij në Kosovë për arsye ende të panjohura”, ka thënë një zyrtar i lartë i AAK-së për "Indeksonline". Të njëjtat burime shtojnë se gjatë ditës së djeshme, AAK-në e kishte vizituar edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2017, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori