Rama ankohet për kërpudhën tek mediat italiane: Nuk jap dorëheqjen
Kryeministri Rama ka thënë se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen një ditë pas protestës së opozitës.

Përmes një intervistë për “Corriere dela Sera” të publikuar dje, Rama shprehet se ka maxhorancë të qartë dhe se nuk e çon ndërmend që të largohet.

Në intervistë Rama ankohet edhe se opozita i theu kërpudhën që ai e donte aq shumë.

"As nuk e mendoj këtë (dorëheqjen). Unë kam marrë një mandat të qartë popullor, kemi një mazhorancë të qartë në parlament dhe në fund, unë kam një detyrim përballë bashkatdhetarëve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e pakicës parlamentare. I vetmi detyrim imi është kontrrata me popullin shqiptar që më ka dhënë votën për të qeverisur.” – u shpreh Rama, i cili theksoi edhe se çfarë arriti opozita me këtë protestë.

“E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës është që i dha Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete është shkatërrimi i një vepre artii, një kërpurdhe, që ishte instaluar në oborrin e selisë së qeverisë.” – u shpreh kryeministri.
Shtuar më 18/02/2019, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori