Çfarë bëri Xhensila Myrtezaj që të gjithë po mendojnë se është shtatzënë (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori, Besart Kallaku, kanë shkuar me pushime në SHBA. Sigurisht, që nuk kishte se si të mungonte edhe vajza e tyre, Ajka.

Familja duket se janë kënaqur pafund, madje kanë përfituar edhe nga rrezet e diellit për të shijuar edhe detin.

Por në disa imazhe që Xhensila ka publikuar së fundi në Instagram, janë ngjallur dyshime për një shtatzëni të dytë.

Xhensila shihet të jetë e shtrirë në det bashkë me vajzën e saj, teksa Ajka është duke i shikuar barkun të ëmës. Nuk dihet nëse veprimi i vajzës së çiftit ishte e natyrshme, apo ajo po paralajmëron për diçka. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.


Shtuar 1.03.2022 10:39