Juventus duket se ka hequr dorë nga Pogba, hedh sytë nga Barcelona

“Më shumë dëshirë se realitet”. Kështu e përshkruan gazeta spanjolle “Sport” interesimin e Juventusit për Frenkie de Jong, një mesfushor që mund t’i thotë lamtumirë Barcelonës në verë kryesisht për arsye buxhetore.

Juventus është duke kërkuar dhe analizuar situatën dhe po planifikon se si mund ta sjellë në Torino holandezin. Juventus duket se i ka marrëdhëniet e mira me klubin spanjoll, dhe kjo gjë i favorizon paksa, por çmimi i lartë i mesfushorit holandez thotë tjetër gjë.

Barcelona kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e tij dhe klubi italian po bën planet për një transferim të mundshëm të tijin./h.ll/albeu.com