Rama akuza qeverisë për marrëveshjen e interkonjeksionit
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS akuzoi qeverinë se po mban peng marrëveshjen e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.


“Nuk i dimë të gjitha rasyet pse qeveria shqiptare nuk njeh arsyet për clirimin e linjës me Kosovën të furnizimit me energjie. Ka mbetur peng e qeverisë shqiptare mafje. Ka marrë miratimin dhe nga banka gjermane dhe sërish ka mbetur peng. Berisha të clirojë një orë e më parë projektin që shpëton Kosovën, dhe të garantojë projektin që mos tu humbë paratë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dicka nuk ka funksionuar kur duhet, dikush duhet të ndëshkohet nga ky turp kombëtar”, u shpreh Rama. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2012, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori