Rama: PS do të unifikojë sistemin arsimor
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka vlerësuar promovimin e abetares së unifikikuar ndërsa ka akuzuar shtetin shqiptar se nuk ka bërë asgjë për unifikimin e sistemit arsimor gjatë këtyre viteve.


“Shumë mirë Abetarja e përbashkët. Po fare pak është bërë nga ana e shtetit shqiptar në drejtim të një sistemi arsimor unik, në kaq vite liri për Kosovën. Përmes programit për një Rilindje Shqiptare ne do të ecim shumë shpejt drejt sistemit arsimor unik në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Shqiptarët e gjeneratës së re në Shqipëri e Kosovë meritojnë të arsimohen në një hapësirë të përbashkët të marrjes së dijeve. Ne do ta bëjmë!”, shkruan Rama në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori