OKB: Popullsia e botës arrin 8 miliardë

Sipas një vlerësimi të OKB-së, popullsia e botës ka tejkaluar 8 miliardë banorë.

Për OKB-në, kjo rritje e paprecedentë paraqet sfida të mëdha për vendet më të varfra. Natalia Kanem, drejtoreshë e Fondit të Popullsisë së OKB-së u bëri thirrje vendeve të mos shqetësohen por në vend të kësaj të përqendrohen në ndihmën e grave, fëmijëve dhe njerëzve që janë më të rrezikuar nga ndryshimet demografike.

Zyrtarja e OKB e pranon se ka ekspertë që shprehin shqetësime se bota jonë është e mbipopulluar dhe burime të pamjaftueshme.

Por Kanem paralajmëroi se nëse qeveritë përqendrohen vetëm te numrat, ata rrezikojnë të vendosnin kontrolle të popullsisë për të cilat historia ka treguar se janë të paefektshme dhe madje të rrezikshme.

Treguesit globalë fshehin një diversitet të madh demografik. Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së botës deri në vitin 2050 do të vijë nga vetëm 8 vende, sipas OKB-së: Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.

Në fund të shekullit, tre qytetet më të populluara në botë do të jenë në Afrikë: Lagos në Nigeri, Kinshasa në Republikën e Kongos dhe Dar es Salaam në Tanzani.


Shtuar 15.11.2022 12:48