Ralf Gjoni merret në mbrojtje pas sulmit me bojë: Kandidatët të pranojnë mandatet
Ditën e djeshme deputeti i ri i opozitës u sulmua me bojë në fytyrë nga një person.

Së fundmi vetë Gjoni ka deklaruar se pas këtij incidenti është marrë në mbrojtje nga policia ku ka shprehur edhe një falenderim për ta.

Ndër të tjera Gjoni u bën apel kandidatëve të tjerë të listëvae të partive opozitare që të veprojnë si ai, duke marrë mandatin e deputetit.

“Shpresën nuk duhet t’a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend.

U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!”, shkruan Gjoni.
Shtuar më 22/03/2019, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori