Rakip Suli i thur lavde pa kursim Ramën: Falendërim shpirtëror, as 1 mijë vjet nuk do ndodhte!
Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim online me kreun e Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, dhe me ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj, për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Kryebashkiaku Suli u shpreh entuziast për punën e bërë në Kamëz, ndërsa thotë se qytetarët kanë një falenderim shpirtëror për Edi Ramën, ndërsa Bashkia e tij ka punuar natë e ditë, pa e njohur pushimin.

"Ne edhe fundjavën e kemi bërë punë, kemi bërë një gjë shumë të mirë për qytetarët.

Ne si bashki kemi ngritur një zyrë rindërtimi për ti ndjekur hap pas hapi rindërtimin e banesave, dhe për të qendruar pranë qytetarëve në rast se ata kanë nevojë.

Qytetarët kanë një falenderim shpirtëror, se kjo nuk do mendohej të ndodhte as për 1 mijë vjet, që të rimbursohen 100% paratë e tyre. Edhe ne si bashki kemi punuar pa pushim ditë e natë.

Ndihet dora e shtetit pas shumë e shumë e shumë vitesh, ishte e pabesueshme por ja që u bë realitet, dhe këto janë fjalët e qytetarëve, jo fjalët e mia", u shpreh Suli, që çuditërisht nuk u pasua nga ana e Edi Ramës.

Shtuar më 24/06/2020, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori