Rajs: SHBA nuk do të lejojnë kurrë ndarjen e Kosovës
Albeu.com
Sekretarja amerikane e Shtetit, u tha mbrëmë gazetarëve që udhëtonin me të për në Londër se Shtetet e Bashkuara duan të garantojnë se nuk do të bëhen përpjekje për ndarjen e Kosovës.Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do të lejojnë kurrë krijimin e kushteve që do të sfidonin tërësinë teritoriale të Kosovës. Sekretarja amerikane e Shtetit, u tha mbrëmë gazetarëve që udhëtonin me të për në Londër se Shtetet e Bashkuara duan të garantojnë se nuk do të bëhen përpjekje për ndarjen e Kosovës.

“Kosova është tashmë shtet i pavarur, i njohur nga të gjitha vendet që do të marrin pjesë në takimin e Londrës”, tha kryediplomatja amerikane. “Shtetet e Bashkuara e kanë të qartë, se forca policore evropiane duhet të vendoset atje, gjë që kërkon punë nga Kombet e Bashkuara, nga forcat e UNMIKU-t që ndodhen ende atje me mandatin e tyre, prandaj është e nevojshme të diskutohet se si të avancojmë më shpejt për vendosjen në terren të forcave evropiane”, theksoi zonja Rajs.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha gjithashtu se duke patur parasysh kompleksitetin e kësaj çështjeje, zhvillimet në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt, “nuk kanë shkuar keq”, siç u shpreh ajo, dhe shtoi se në veçanti “kosovarët janë treguar të përmbajtur dhe kanë” vepruar me përgjegjshmëri”.

Për sa i përket reagimit të serbëve, ajo i vuri theksin incidentit të marrjes nën kontroll përkohësisht të gjykatës së Mitrovicës nga ana e tyre dhe tha se Kombet e Bashkura kishin mbështetjen amerikane për të vepruar në raste incidetesh të tilla sporadike.

Zonja Rajs theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar se megjithë mosmarrëveshjet për Kosovën, ato të mos bëhen shkak për nxitjen e ndonjë konflikti në terren. (start)
Shtuar më 02/05/2008, ora 19:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori