Rajs: Emri nuk është pengesë për hyrjen e Maqedonisë në NATO
Albeu.com
Kontesti për emrin nuk duhet të jetë pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, deklaroi sekretarja shtetërore amerikane Kondoliza Rajs, në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonishte.Qëndrimi ynë është se maqedonasit duhet të pranohen në NATO - ky ishte qëndrimi i Bukureshtit. Ka shpresë se kontesti rreth emrit tani do të mund të zgjidhet shumë shpejt. Bisedova me kolegët e mi grekë, edhe maqedonasit ishin këtu në Departamentin e Shtetit. Kjo është diçka që nuk duhet ta pengojë rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe jemi duke punuar në këtë drejtim", tha Rajs.

Rajsi bëri edhe një paralele mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë dhe në linjë të fundit, anëtarësimi në NATO, është se kjo u ndihmon shteteve që t`i tejkalojnë vështirësitë, dallimet dhe konfliktet afatgjate nën ombrelllën e organizatës për siguri kolektive, gjegjësisht organizatën mbrojtëse të demokracive", tha Rajsi.

Njeriu i parë i diplomacisë amerikane, përkujtoi se vetëm para disa dekadave, kur u zhduk perandoria sovjetike, ka qenë e paparamendueshme se do të zgjidhen dallimet mes Hungarisë dhe Rumanisë, ose ndërmjet Bullgarisë dhe Turqisë, për shembull. Por, tha Rajs, kjo sot faktikisht po ndodh nën ombrellën e NATO-s.

Sipas Rajsit, në mbarë Evropën Qendrore dhe Lindore, vendet si Republika Çeke, Hungaria, Polonia, vendet baltike, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe të tjera tashmë kanë bërë dhe po bëjnë tranzicionin drejt institucioneve transatlantike.

"Kjo u mundëson jo vetëm t`i zgjidhin dallimet, por edhe të kenë arsye dhe motiv për reforma të brendshme dhe demokratizim të mëtejshëm", shton Rajs në intervistën për Zërin e Amerikës programi në gjuhën maqedonishte.
Shtuar më 14/08/2008, ora 23:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori