“Mos mungoni në Kuvend”, Rama porosit ministrat si të sillen me opozitën

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së parë të qeverisë së re, i ka lënë porosi ministrave të respektojnë marrjen pjesë në komisione apo seancat plenare.

Gjithashtu, shefi i qeverisë, u ndal edhe te raportet me opozitën, ku kërkoi edhe njëherë të mos ketë kundërpërgjigje.

“Ndërhyrjet klanore dhe klienteliste për vende pune në shtet. Dera duhet të jetë  e hapur për ekselentët. Pandemia na ka mësuar gjëra me vlerë të madhe. Mund të na duhet të rikthehemi te kombinimi i punës në zyrë me atë në distancë. Duhet të shkojmë përtej pandemisë me këtë që na ka sjellë dhuratë koha. Etika për marrëdhëniet me Parlamentin. Ka nevojë për plotësime. Ju lutem të gjithëve prania juan në komisionet parlamentare nuk duhet të vihet në diskutim përveç në raste ekstreme të lajmëruara më parë. Ashtu sikundër përveç raste pamundësie vetëm për arsye pune nuk duhet të vihet prania juaj në hapjen e seancave të Kuvendit. Ky është minimumi etik. Kjo qeveri duhet të ndërtojë një marrëdhënie të tërë komunikimi. Një tjetër shkelje etike e mandatit të shkuar ka qenë dalja e ministrave me letra individuale drejtuar Komisionit të Kuvendit. Është absurde q ministri jo të mos mbrojë me argumenta një vendimmarrje të qeverisë. Ka vetëm një sektor për të cilin punon e gjithë qeveria dhe është Shqipëria. Ne nuk do i kundërpërgjigjemi me formatin e vjetër fletë-rrufeve të konferencave të shtypit të opozitës. Nuk duhet të çojmë dëm asnjë ditë duke u marrë me e lagu se lagu me opozitën,” deklaroi Rama./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 11:01