Raiffeisen Bank anullon mijëra karta krediti, klientët ankohen se po penalizohen
Raiffeisen Bank ka anulluar sot mijëra karta krediti të cilat kanë akoma afat, si pjesë e ndryshimit të sistemit të brendshëm, pa
njoftuar plotësisht të gjithë
klientët të cilët nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje tek shërbimi i kujdesit për klienntët dhe janë ankuar pranë portalit Albeu.com.
"Më duhet të bëj një pagesë sot, por që nuk po arrij ta bëj. Në llogari kam gjendje, karta më skadon pas 1 viti por prp dështoj të bëj pagesën. Marrë në telefon bankën me thonë që ajo kartë stë bën dhe duhet të shkosh të marrësh kartën e re te dega. I them sot është ë diël, ku mund ta marrë, më thonë nesër ik sot skemi ca bëjmë, në të këmi
njoftuar me
email, por mua sme ka ardh asnjë
email nga
banka. Kështu po na rrjepin dhe askush smbron të drejtat e klientëve", shkruan një kliente e Raiffesen Bank, e cila thekson se mospagesa e sotme e shërbimit që perdor do të ishte me shumë dem dhe pyet nëse
banka do ti kompensonte dëmin e shkaktuar në këtë rast.
Nga Kujdesi per klientin i kësaj banke thonë se
klientët janë
njoftuar përmes e-mailit, megjithatë shumë klientë ankohen se ata nuk kanë marrë asnjë
email dhe se do duhej që
banka të njoftonte përmes thirrjes telefonike, pasi
banka për të gjitha promocionet e kredive dhe shërbimeve që ofron, telefonon
klientët ndërsa në rastin konkret kur pala e dëmtuar mund të jete klienti, njoftimin e bën përmes mejeteve masive të komunikimit, si e-mail ose sms, të cilat jo detyrimisht mund të mjaftojnë per njoftimin e klientit.
Kjo nuk është hera e parë që bankat marrin vendime arbitrare në kurriz në klientëve, pa përllogaritur pasojat e veprimeve, ndërkohë që shoqatat dhe institucionet për mbrojtjen e konsumatorëve nuk ngrenë zë, duke mbrojtur më shume interesin e bizneseve sesa të qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2020,
ora 15:53