E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
“Radioja franceze tallet me Edi Ramën për veshjen me xhinse dhe atlete”
Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një mesazh që ka marrë nga një shqiptar që jeton në Francë.

Sipas zotit Berisha ai i ka shkruar duke i thënë se se radioja satirike “Rire et Chanson” në një emision ka ironizuar veshjen e Kryeministrit, Edi Rama gjatë një vizite zyrtare në Francë.

Postimi i plotë i zotit Berisha në llogarinë e tij personale në “Facebook” :

“Rama si karagjoz me xhinse dhe atlete ne takim zyrtar!
Radio me e madhe e Frances tallet me Edi Ramen! Sb
Emigranti dixhital informon se radio me e madhe satirike "Rire et Chanson" ne nje emision te saj nder te tjera thote per Shqiperine se Edi Rama erdhi me xhinse dhe atlete gjoja trendi por ne fakt si karagjoz per te kerkuar hapjen e negociatave por mori pergjigjen qe meritonte, mbeti ne klase! Lexoni me poshte mesazhin e emigrantit dixhital se si e tall radio me e madhe satirike e Frances piktorin deshtak. sb

"Pershendetje doctor kryeministri shqiptare esht bere objekt tallje dhe shpotishe ketu ne France. Radio me e madhe satirike e Frances Rire et Chanson esht tallur me te! Keshtu ne emisionin e saja pardje kjo radio tha per Shqiperine se kryeministri i ketij vendi erdhi ne takim zyrtar i veshur me xhinse dhe atlete per te kerkuar hapjen e negociatave dhe mori nje note pakaluese te cilen e meritonte qofte edhe per paraqitjen e tije qesharake ne nje takim te rendesishem zyrtar.Kjo ishte per te qeshur per francezet por trishtim per ne.Shumte te fala..."/albeu.com/
Shtuar më 06/02/2017, ora 21:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori