Sevilla “zhyt” Atletico Madridin në krizë dhe i afrohet kreut (VIDEO)

Sevilla ka regjistruar një fitore të madhe në Ramos Sanchez Pizjuan kundër Atletico Madridit në kuadër të javës së 17 të La Liga-s.

Vendasit kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 duke regjistruar kështu fitoren e 3 radhazi në kampionat dhe duke i shkaktuar Atleticos humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 7 me Ivan Rakitic, ndërsa miqtë do të barazonin në minutën e 33 me Felipe. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tregohen të kujdesshme dhe kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Ocampos bën stadiumin të shpërthejë pasi dërgon topin në rrjetë në minutën e 89.

Kjo fitore ngjit në vendin e dytë Sevilla e cila është 5 pikë larg Real Madridit kryesuaes, ndërsa Atletico Madrid bië në vendin e 5 me 29 pikë. /albeu.com


Shtuar 18.12.2021 23:08