Radhë kilometrike në rrugën e Kombit
Mëngjesin e kësaj të diele janë krijuar radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit. Shkaku i trafikut mësohet të jetë bërë rrezja e ngushtë e hyrjes në Urën e Drinit të Zi.

Fluksi më i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morinë –Kukës, ku një pjesë e madhe janë pushues nga Kosova.

Përmendim se një problematikë e tillë u shënua disa ditë më parë në pikën doganore të Kakavijës ku radha e automjeteve kishte arritur 25km.

Shtuar më 23/08/2020, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori